(EMRAT) Kush është personi më i mbështetur nga PD për Avokatin e Popullit, skualifikohen keta dy kandidate

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Ledio Braho, i cili aktualisht është në anëtar në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ ka marrë më shumë mbështetje brenda grupit të Partisë Demokratike për postin e Avokatit të Popullit.

Në fakt, avokati duhet të ishte zgjedhur që në sesionin e kaluar por për shkak se deputetët e PD-së i dhanë mbështetje me firma të 20 kandidaturave dhe nuk arritën konsensusin për të çuar një ose dy emra specifik, procesi u shty për në këtë sesion.

Ndërkohë, mësohet përmes burimeve se çështja e avokatit të popullit është diskutuar në mbledhjen e grupit të deputetëve të linjës së Alibeajt.

Mësohet se ka qenë deputetja Grida Duma, e cila ka kërkuar që të konkludohet përmes votës për të zgjedhur kandidaturën që do të çohet në Parlament ku duhen edhe votat e mazhorancës.

Në votë janë hedhur dy kandidatura, ajo e Ledio Brahos dhe Dorian Gjomarkajt. Nga ku mësohet se 13 deputetët kanë votuar pro kandidaturës së Brahos dhe 6 prej tyre kanë votuar për Dorian Gjomarkajn.

Megjithatë, ky nuk është rezultati final pasi disa prej deputetëve pritet që të votojnë sot pasi mungonin dje në mbledhjen e Grupit Parlamentar. Në garë për Avokatinë Popullit janë 20 kandidat.

Në mesin e tyre spikasin disa juristë dhe personalitete të shquar të jetës publike. Erinda Ballanca e ka dorëzuar aplikimin në Kuvend, duke kërkuar që ta drejtojë edhe për një tjetër mandat 5-vjeçar këtë institucion, por ajo mësohet se nuk gëzon më mbështetjen e deputetëve demokrat.

Në garë është edhe anëtari e KAS-it në KQZ, Ilirjan Rusmali. Për këtë të fundit gazeta “Panorama” ka mësuar se PS është shprehur se do të ishte dakord që ta votonte por që Rusmajli nuk gëzon mbështetjen e deputetëve demokrat.

Në mesin e kandidatëve është edhe Bledar Dervishaj, që në 5 vitet e fundit ishte mbrojtësi i Presidentit Meta në të gjitha betejat e tij ligjore përballë mazhorancës socialiste. Ky i fundit gëzon respektin e të dyja palëve.

PS ka deklaruar në grupin e PD se nuk kanë asnjë koment për Dervishajn, megjithatë ky i fundit nuk është në krye të listës së preferuar prej të djathtëve.

Ish-deputeti Sali Shehu mësohet se ka qenë në listën e kandidatëve për të cilët PS është shprehur paraprakisht që nuk do ta votonte nëse do shkonte në seancë si propozim.

Në këtë listë është edhe juristi i njohur Jordan daci dhe avokati Alitin Goxhaj.

Për të zgjedhur Avokatin e ri të Popullit, mazhoranca socialiste do duhet të bëjë kompromis me opozitën, pasi duhen 84 vota në Parlament.

RocketplayRocketplay casinoCasibom GirişJojobet GirişCasibom Giriş GüncelCasibom Giriş AdresiCandySpinzDafabet AppJeetwinRedbet SverigeViggoslotsCrazyBuzzer casinoCasibomJettbetKmsauto DownloadKmspico ActivatorSweet BonanzaCrazy TimeCrazy Time AppPlinko AppSugar rush
Scroll to Top