JiL.al - Jeto i Lumtur

EMRAT/ Kush është shqiptarja që u vra nga i dashuri në Greqi për shkaqe xhelozie

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Kanë dalë emrat e çiftit shqiptar, protagonistë të ngjarjes së rëndë të regjistruar në orët e para të kësaj të shtune në Pire të Atikës.

Mediat vendase raportojnë se Qamil Taja, 25-vjeç është i riu që ka vrarë me armë zjarri të dashurën e tij, Kristjana Brakaj. 19-vjeçe. Dyshohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur për shkaqe xhelozie. 

Ata punonin në lokale të ndryshme përgjatë natës dhe kanë nisur të debatojnë pasi u kthyen nga puna në shtëpi.

Qamil Taja, nën ndikimin e kokainës, ka nxjerrë armën dhe teksa 19-vjeçarja po qëndronte në divan e ka qëlluar disa herë në kokë dhe në gjoks, duke i shkaktuar vdekjen. Ai ka marrë armën, e ka fshehur në frigorifer dhe menjëherë është larguar nga banesa duke ka dalë në rrugë.

“Kam bërë shëtitje për të qetesuar mendjen”, mësohet se ka thënë ai, por siç pretendon, sapo ka kuptuar se çfarë kishte bërë, ka shkuar në Komisariat dhe ka pranuar krimin.

“Është koha të dorëzohem sepse kam vrarë partneren time në banesë”, ka deklaruar ai me qetësi para efektivëve.

Policia ka shkuar me shpejtësi në shtëpinë e çiftit që ndodhet në rrugën Vamva dhe ka gjetur gruan fatkeqe të shtrirë të vdekur në një pellg gjaku. 

Sipas dëshmisë në polici, autori është shprehur se përleshja mes tyre nisi pasi ishte xheloz për partneren e tij. I zemëruar dhe nën ndikimin e drogës, e vrau me pistoletën që ia kishte marrë rreth një vit më parë disa rumunëve.

Scroll to Top