
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Albert Ostrenin, 49-vjeçari i cili plagosi fqinjin e tij, Renaldo Mejdani pas një konflikti për motive banale.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 23 gushtit, kur Ostreni dhe Mejdani u zunë për zhurmën e shkaktuar, fillimisht me grushte dhe më pas, Ostreni e qëlloi me një plumb në qafë.
Ai u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes, por policia e arrestoi dy ditë më parë. Renaldo Mejdani është në spital në gjendje të stabilizua
Ndërkohë në pranga përfunduan dhe vëllai i autorit që fshiu pamjet filmike të kamerave të sigurisë, si dhe 2 persona të tjerë që e ndihmuan të largohej dhe të strehohej gjatë arratisë.
Burimi https://lajmifundit.al/