JiL.al - Jeto i Lumtur

EMRAT/ Tentuan “të hiqnin qafe” biznesmenin Gjoka në Durrës, kush janë dy vëllezërit e arrestuar në Spanjë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Vëllezërit Morel dhe Enkel Kërtalli, të shpallur në kërkim për atentatin ndaj biznesmenit Dashamir Gjoka janë arrestuar nga autoritetet spanjolle dhe janë ekstraduar drejt Shqipërisë.

I pari që u ekstradua ishte Enkel Kërtalli, 37 vjeç, më 13 dhjetor 2022.

Ditën e sotme, 18 dhjetor, Interpol njoftoi se është arrestuar dhe ekstraduar edhe vëllai i tij, Morel Kërtalli, 41 vjeç.

.

Më 23 gusht 2017, rreth orës 14:05, në vendin e quajtur “4 Rrugët- Shijak”, në afërsi të Komunës Xhafzotaj dy vëllezërit qëlluan me armë zjarri në drejtim të mjetit tip Benz , i cili drejtohej nga biznesmeni Dashamir Gjoka.

Ky i fundit arriti t’i shpëtonte plumbave. Në momentin e atentatit ai ndodhej së bashku me fëmijët në makinë.

Kush është Dashamir Gjoka

Dashamir Gjoka është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare, pasi ndaj tij është e hapur një çështje për pastrim parash.

Ndaj tij filloi një hetimin pasuror, pas dyshimeve se Gjoka i kishte krijuar pasuritë në bazë të të ardhurave të krijuara nga aktiviteti kriminal që ka kryer në Itali.

Në bazë të dokumentacionit të siguruar nga ana e Prokurorisë për Krime të Rënda, rezulton se me vendimin e Gjykatës së Apelit të Milanos, Itali, të datës Gjoka u prangos 2 vite më parë pas një kërkesë të palës italiane për ekstradimin e tij.

Dy vëllezërit Kërtalli u arrestuan në Spanjë pas 5 vitesh arrati.

Scroll to Top