
Viktor Biba, vëllai i 52 vjeçarit, Gjin Biba i cili u gjet i pajetë sot, dy ditë pasi ishte deklaruar i zhdukur.
Ai është shprehur se besonte që vëllai i tij ishte masakruar dhe se dyshonte që ngjarja nuk kishte qenë aksidentale siç thuhet në njoftimin e policisë.
“Na kanë thënë tek puna se kishte ardhur në shtëpi por kur shkuam në shtëpi nuk e gjetëm. Është gjetur 200 metra larg vendit të punës, i masakruar.
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Këtë e kanë bërë vetëm punonjësit që kanë punuar me të të cilët do t’i hedh në gjyq.
Këtu është bërë një krim sepse ai është masakruar. Këtë e kanë bërë vetëm punonjësit”, u shpreh mes të tjerash, vëllai i Gjin Bibës./ReportTV