EMRI/ Drogë, armë dhe para, arrestohet i “forti” i Pogradecit

Jil
Jil
3 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Policia e Pogradecit ka vënë në pranga një 34-vjeçar i akuzuar për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Policia kishte nisur një hetim disamujor ndaj shtetasit Arjon Olldashi i cili ishte me precedentë të mëparshëm penal.

Gjatë ndalimit të 34-vjeçarit i cili lëvizte me një motor “Suzuki” atij i janë gjetur katër doza me drogëra të forta gati për shpërndarje.

Ndërkohë që pas kontrollit në banesë 34-vjeçarit i janë gjetur një pistoletë me silenciator, dy thika luftarake, municion si dhe rreth 40 gram kokainë.

Njoftimi i policisë:

Operacioni u finalizua pas hetimeve disamujore nga Komisariati i Policisë Pogradec, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së drogave të forta dhe të armëmbajtjes pa leje.

Shpërndante me motor, doza të lëndës narkotike kokainë, vihet në pranga 34-vjeçari me precedent të mëparshëm në fushën e narkotikëve.

Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë me silenciator, 2 thika, municion luftarak, rreth 40 gr. kokainë, 1 peshore elektronike, 19 aparate celulare dhe shuma parash, të cilat iu gjetën gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesën e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike dhe të armëmbajtjes pa leje, pas hetimeve disamujore, finalizuan me sukses operacionin e koduar “Motoristi”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– A. O., 34 vjeç, banues në Pogradec, me precedent të mëparshëm në fushën e narkotikëve.

Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, se shtetasi A. O. ushtronte aktivitetin kriminal të shpërndarjes së drogave të forta, shërbimet e Policisë organizuan veprimet dhe bënë lokalizimin e tij, në lagjen nr. 1 Pogradec, gjatë kohës që po lëvizte me një motor tip “Suzuki”.

Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjetën dhe iu sekuestruan 4 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë dhe një shumë lekësh, që dyshohet se e ka përfituar nga shitja e lëndës narkotike.

Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A. O., u gjetën dhe sekuestruan: 1 armë zjarri pistoletë me silenciator, 1 krehër me 9 fishekë, 2 thika, rreth 40 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 1 peshore elektronike, 19 aparate celulare dhe 2300 euro.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *