(EMRI) Dyqane, apartamente / I dënuar për prostitucion në Itali, prokuroria i konfiskon pasuritë lushnjarit

Jil
Jil
2 Min Read

Prokuroria e Lushnjës kaleshuar ditën e sotme një urdhër për konfiskimin e pasurive të një shtetasi shqiptar, i dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni.

Mësohet se prokuroria ka kërkuar konfiskimi ne pasurive të Fatmir Abdurraman, të evidentuara si 2 apartamente, 1 garazh dhe 4 biznese, ku mes tyre është dhe 1 lokal.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë ka përfunduar hetimet e procedimit pasuror nr. 3, të vitit 2021, dhe bazuar në ligjin nr. 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar, ka dërguar në Gjykatën e Shkallës së Parë Lushnjë kërkesën për konfiskimin e pasurive të shtetasit Fatmir Abduramani, i dënuar në shtetin italian për kryerjen e veprave penale “Favorizim e shfrytëzim prostitucioni”, etj.

Ky procedim pasuror ka filluar mbi bazën e materialeve referuese të dërguara nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier dhe verifikimeve të tjera të kryera ndaj shtetasit F.A. dhe afërmve të tij.

Më konkretisht, është kërkuar konfiskimi dhe kalimi në pronësi të shtetit të shtatë pasurive të paluajtshme të shtetasit Fatmir Abduramani si më poshtë:

1. Pasuria Nr.221314-N13, z.k.8571, Lushnje, me sipërfaqe 27.03 m2 e llojit “njësi shërbimi”;

2. Pasuria Nr.22/314-N14. z.k.8571, Lushnje, me sipërfaqe 184.11 m2, e llojit “njësi shërbimi”;

3. Pasuria Nr.22/314-N15, zk.8571, Lushnje, me sipërfaqe 54.9 m2, e llojit “njësi shërbimi”;

4. Pasuria Nr.221314-G. z.k.8571, Lushnje, me sipërfaqe 107.95 m2, e llojit “garazhd”;

5. Pasuria Nr. 18/199+2-89, Lushnje, me sipërfaqe 130.58 m2, e llojit “apartament”;

6. Lokal shërbimi me sipërfaqe 64,8 m2;

7. Apartament me nr. 3, kati IV, kuota 18.63, me sipërfaqe 78,49m2;

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *