Mediet greke kanë publikuar emrin dhe foton e 41-vjeçares shqiptare që u vra nga bashkëshorti mbrëmjen e së dielës, 30 korrik në Zakinthos të Greqisë.
Lonora Serina është emri gruas fatkeqe, e cila dha frymën e fundit në spitalin e Zakinthos, ku mbërrit pas plagëve të rënda të shkaktuara nga goditja me thikë në fyt dhe gjoks.
Protothema.gr raporton se trupi i 41-vjeçares do të transportohet në Shqipëri dhe se funerali i Lonorës do të behet te premten, 5 gusht.
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Xhelozia e sëmurë duket se ka qenë arsyeja e vrasjes tragjike të shqiptares në Greqi, shkruan ERT.
51-vjeçari dyshohet se ka abuzuar sistematikisht me viktimën, për pasojë, 41-vjeçarja e ka denoncuar në polici për rrahje.
Megjithatë, gruaja fatkeqe ishte e bindur se burri i saj kishte kapërcyer xhelozinë patologjike që kishte për të dhe kështu 41-vjeçarja e pranoi në shtëpi.
Si ndodhi ngjarja
Gjatë një debati që çifti ka pasur, 51-vjeçari ka humbur kontrollin, ka rrahur rëndë 41-vjeçaren dhe ajo e ka denoncuar sërish.
Por pak orë më vonë ajo u gjet e pajetë në shtëpi.…jetoilumtu.al/
burimi lajmifundit.al/