Marjus Musaku është 32-vjeçari nga Lushnja që mori peng nënën e 2 fëmijëve dhe u mbajt me forcë për disa ditë në një dhomë hoteli në zonën e ish-Kënetës në Durrës.
Marku ishte dënuar edhe më parë për pengmarrje. Në vitin 2018 mori peng ish-gruan për 24 orë, ndërsa pas denoncimit të babait të 27-vjeçares u arrestua.
Gjithçka ndodhi pas konflikteve që solli edhe divorcin. Gjatë kohës që ishin të martuar, ish gruaja e ka denoncuar për dhunë dhe torturë fizike.
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Si ndodhi ngjarja:
Gjendet E.D nëna e dy fëmijëve nga Durrësi e cila ishte zhdukur prej 9 ditësh dhe po kërkohej nga familjarët e saj.
30-vjeçarja ishte marrë peng dhe ka deklaruar në polici se po mbahej pa dëshirën e saj nga një person me Marjus Musaku nga Lushnja në zonën e ish-kënetës në Durrës.
Policia ka shoqëruar dhe ka marrë në pyetje E.D, si dhe 32-vjeçarin që e kishte marrë peng. Ky i fundit ishte dënuar edhe më parë për pengmarrje.
Pasi është gjetur nga policia, 30-vjeçarja ka deklaruar në polici se është mbajtur me forcë për disa ditë në një dhomë hoteli në zonën e ish-Kënetës në Durrës.
Sipas saj ajo është detyruar për të bashkëjetuar dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të, nën kërcënimin e një thike dhe duke e kanosur për jetën e familjarëve të saj.
Shtetasja E. D. ishte shpallur e humbur, pasi më datë 25.07.2022, në Komisariatin e Policisë Durrës, bashkëshorti i saj, shtetasi T. D. ka kallëzuar se ajo ishte larguar nga banesa dhe nuk ishte kthyer më.
32-vjeçari Marius Musaku u arrestua në flagrancë, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shtrëngimi apo pengimi për të bashkëjetuar ose për të lidhur apo zgjidhur martesë” dhe “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, banues në Lushnjë, i dënuar më parë për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.
burimi lajmifundit.al/