Gjyqtarja e GJKKO së Apelit, Ilirjana Olldashi, caktoi “arrest me burg” për të ndjerin Enver Sheshi.
Sheshi i kishte parashtruar shkaqet shëndetësore në GJKKO së Apeli, por ishte refuzuar nga Olldashi.
Enver Sheshi pësoi arrest kardiak ditën e djeshme në Burgun 313 në Tiranë.
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Ai ishte dënuar njëherë për evazion me incenetatorët, por u ri-arrestua për të njëjtën çështje.
Familjarët e të ndjerit do të kallëzojnë gjyqtaren e GJKKO, Ilirjana Olldashin për veprime të padrejta ndaj Sheshit.
Enver Sheshi nuk ishte kriminel, nese akuzohej për evazion mund të gjykohej në gjendje të lirë.
Po kush është gjyqtarja Ilirjana Olldashi?
Ilirjana Olldashi është gjyqtarja e cilësuar “si kamikaze e drejtësisë” për vendimet e dyshimta dhe të paligjshme që shpesh ka marrë.
Një prej vendimeve më flagrante ishte ajo e pak kohëve më parë, kur Iliriana Olldashi vendosi të pranojë kërkesën e Prokurorisë SPAK, për të vendosur nën sekuestro serverin e nje medie, pasi redaksia zbuloi skandalin e “patronazhistëve të Partisë Socialiste”.
Vendimi i Olldashit u shndërrua në një nga pikat më të errëta të drejtësisë shqiptare, pasi Gjykata e Strasburgut, në një vendim urgjent dhe të paprecedent, kërkoi nga autoritetet shqiptare që të tërhiqeshin nga vendimi për sekuestron e mjeteve të punës së gazetarëve.
Por ky nuk është rasti i vetëm.
Pak kohë më parë ajo ishte në qendër të një skandali që u publikua nga emisioni investigativ “Stop”, të cilët e akuzuan gjyqtaren e shumëpërfolur për shantazh dhe presion ndaj gazetarëve të cilët denoncojnë skandalet qeveritare dhe personave të lidhur me pushtetin.
Me atë rast Olldashi thirri si dëshmitare gazetaren/bashkëpunëtoren e redaksisë, e cila denoncoi një rast korrupsioni të pedagogut të Mjekësisë, Besnik Faskaj.
Subjekti i investigimit është vëllai i zyrtarit të lartë policor, Idajet Faskaj dhe kunati i anëtares së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (Vetingut), Alma Faskaj.
Drejtuesit e emisionit “Stop” e konsideruan kërkesën e Olldashit një lloj shantazhi e presioni ndaj gazetarëve, duke ia bërë të qartë gjyqtares se provat ndaj Besnik Faskajt janë “me zë dhe figurë”, kur ai është kapur duke i marrë 150 euro një studenteje për t’i vendosur një notë kaluese dhe të mirë./OraNews