JiL.al - Jeto i Lumtur

(EMRI) Kush është pronari i “Toyota-s” së blinduar që u bë shoshë nga plumbat, Brahimi e kishte marrë me qira

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Janë zbardhur detaje të reja nga atentati mafioz i kryer ndaj Klisman Preçit dhe Ylli Brahimit, ngjarje kjo e rregjistruar mbrëmjen e të premtes së 22 korrikut në zonën e Milotit.

Automjeti i blinduar tip fuoristradë “Land Chrysler” i cili u bë shoshë nga tre automatikë rezulton të jetë në pronësi të një shqiptaro-maqedonasi me emrin Haziz.

Ky i fundit ja ka dhënë me qira Ylli Brahimit, i cili kishte dhe një autorizim përdorimi të makinës së blinduar. Automjeti mësohet se ka hyrë në Shqipëri nga Pika Kufitare e Morinës, duke u përdorur më pas nga Ylli Brahimi.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Brahimi i kishte shpëtuar dy atentateve mafioze në qytetin e Laçit dhe Milotit, ndaj dhe ishte siguruar duke marrë masa për të lëvizur me automjet të blinduar.

Brenda në makinë, policia e Kurbinit ka gjetur dhe dokumentat e automjetit që tregojnë se mjeti i përkiste një shtetasi shqiptaro-maqedonasi me emrin Haziz.

Aktualisht makina vijon të jetë e bllokuar në komisariatin e Kurbinit, ndërsa është konfirmuar se xhamat e makinës janë çarë nga plumba blindshpues.

Në total në vendgjarje janë gjendur 108 gëzhoja automatiku. Por për këtë ngjarje, ku mbeti i vrarë Klisman Preçi dhe u plagos rëndë Ylli Brahimi, ende nuk ka asnjë autor të identifikuar dhe arrestuar nga policia.

Krimi i rëndë ndodhi vetëm 5 ditë, pas masakrës tek mbikalimi i Fushë-Krujës, ku mbetën të vrarë Briland Martinaj, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha.

Brenda një kohe kaq të shkurtër u ekzekutuan 4 persona, ndërsa një i pestë mbeti i plagosur rëndë.

Deri ditën e sotme Ylli Brahimi nuk ka qenë në gjëndje të japë dëshminë e tij për ngjarjen, për shkak të shëndetit jo të mirë dhe qëndrimin të tij me oksigjen pa ndërprerje.

Mjekët kanë këshilluar që ai të mos lodhet gjatë kësaj kohe, duke bërë që policia të shtyjë për një moment të dytë marrjen e dëshmisë së tij.

Sipas dinamikës së ndërtuar deri në këtë fazë të hetimit, i pari që është qëlluar me armë, ka qenë Klisman Preçi, i cili rezulton të ketë zbritur nga makina “Toyota” e blinduar për të hapur derën e oborrit të pallatit.

Por vrasësit ishin pozicionuar në atë vend, duke pritur 10 minuta, deri në ardhjen e dy objektivave, të cilët ishin duke pirë kafe në një lokal të Milotit.

Ndërsa Brahimi ka qëndruar në makinën e blinduar, por sërisht ka marrë 2 plumba në këmbë dhe 1 në gjoks.

Ajo që e bën më të vështirë zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë, është fakti se kamerat e sigurisë që Ylli Brahimi kishe montuar në banesën e tij nuk punonin.

Megjithëse zona ku ka ndodhur vrasja është e mbuluar nga kamerat e sigurisë, çuditërisht asnjëra prej tyre nuk ka punuar.

Pajisja DVR rezulton të ketë qenë e fikur dhe nuk dihen arsyet se pse kamerat nuk ishin në gjendje shërbimi./ oranews.…jetoilumtu.al/

 

 

burimi lajmifundit.al/

Scroll to Top