EMRI/ Merr me forcë gruan nga puna dhe e torturon për disa orë në një lokal, arrestohet 33-vjeçari

Jil
Jil
2 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë. Një 33-vjeçar ka marrë me forcë gruan e tij që ishte pajisur me urdhër mbrojtjeje dhe e ka çuar me zor në një lokal ku dhe e ka dhunuar.

Raportohet se bëhet fjalë për shtetasin Amarildo Shabani.

NJOFTIMI I POLICISE

I hoqi lirinë dhe ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje, falë veprimeve të shpejta profesionale të shërbimeve të Policisë, kapet dhe vihet në pranga 33-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas njoftimit se një shtetas kishte marrë me forcë bashkëshorten e tij nga vendi i saj i punës, e kishte çuar atë në një lokal, pa dëshirën e saj, dhe më pas e kishte dhunuar, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tij.

Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale nga shërbimet e Policisë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– A. Sh., 33 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.

Ky shtetas ka marrë me forcë bashkëshorten e tij, nga subjekti privat ku ajo punonte, në rrugën “Qazim Vathi”, e ka dërguar në një lokal dhe më pas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, e cila e kishte pajisur këtë shtetase me urdhër mbrojtjeje.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *