Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Një aksident ka ndodhur në aksin Tiranë- Elbasan pranë tunelit të Kërrabës, ku ka mbetur i plagosur një efektiv policie.
Bëhet me dije se bëhet fjalë për efektivin Ferdindand Bahja, i cili ishte duke shkuar në një tjetër vendngjarje, kur është aksidentuar vetë.
Kur efektivët sapo kishin mbërritur në vendngjarje, një tjetër makinë që po kalonte në autostradë, merr përpara mjetin ku ndodhej edhe polici Bahja.
Moti i keq dhe stuhia mendohet se kanë qenë arsyet e përplasjes.
Efektivi është dërguar menjëherë drejtë Traumës dhe mësohet se gjendja e tij është e rëndë. /balkanweb
BURIMI https://lajmifundit.al/category/aktualitet