JiL.al - Jeto i Lumtur

EMRI/ Uli grilat dhe iu zbulua shtëpia e barit, shqiptari: Do paguaja lekët e rrugës…

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Një shqiptar është dënuar me dy vite burg nga autoritetet britanike, pasi është kapur nga policia e Uellsit në një fermë kanabisi me vlerë 156 mijë paund.

Bëhet fjalë për 22-vjeçarin Gerald Hoxha, i cili sipas mediave britanike ka thënë në Gjykatë se ishte detyruar të punonte aty, për të shlyer lekët që kishte paguar për rrugën ilegalisht drejt Uellsit.

Gjatë seancës dëgjimore në Gjykatën e Kurorës së Cardiffit u mësua se Hoxha ishte bashkëpunues me policinë dhe uli grilat për të ekspozuar qindra bimë që po i ujiste brenda godinës.

Pamjet me video që janë kapur nga brenda godinës kanë zbuluar se brenda rriteshin 366 bimë, të ndara në 5 dhoma, të cilat pritet të kishin rendiment të mundshëm midis 10.2 kg dhe 30.7 kg.

Gjykata dëgjoi nga avokati i shqiptarit se Hoxha ishte një njeri me karakter të pastër, të cilit i ishte bërë presion për të rritur bimët në mënyrë që të shlyente një borxh ndaj atyre që siguruan hyrjen e tij në Mbretërinë e Bashkuar.

Gjatë dënimit, gjykatësi Richard Twomlow i tha Hoxhës se ai kishte të drejtë për një ulje prej 25% të dënimit pasi kishte pranuar fajësinë, por gjithsesi do të dënohej me burg.

“Do të kishte qenë një operacion i vlefshëm dhe fitimprurës për ata që ishin sipër jush. Ju keni luajtur atë që njihet si një rol më të vogël.

Ju jeni ilegalisht në këtë vend dhe Home Office do të vendosë se ku do të shkoni në fund të dënimit.”

Scroll to Top