Një i ri shqiptar ka humbur jetën tragjikisht paraditen e sotme në një aksident automobilistik në Greqi. Viktima është 20-vjeçari Klajdi Kraja.
Ai ishte duke udhëtuar me motor në momentin kur u përplas me dy makina në autostradën e vjetër kombëtare, Patras – Pirgos, konkretisht në lartësinë e Alisos.
Përplasja rezultoi fatale për të riun shqiptar, i cili ndërroi jetë në vend. Të plagosur mbetën edhe dy persona që udhëtonin me makinat.
Ngjarja ka ndodhur pak para orës 10:00 të ditës së sotme. Policia Rrugore e Patrës po kryen hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.