Mashtroi të moshuarin dhe i mori 14 mijë dollarë, arrestohet 24 vjeçari shqiptar

Jil
Jil
1 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Policia amerikane ka vënë në pranga një  24 vjeçar shqiptar nën akuzën e mashtrimit financiar.

I riu është arrestuar në zonë e Collier të SHBA-ve.

Bëhet fjalë për shtetasin Marian Kola, i cili  u vu nën pranga të enjten e kaluar nën akuzën se drejtonte një kompani të rreme të ajrit të kondicionuar dhe mashtronte klientët.

Sipas mediave të huaja, Kola mashtroi një të moshuar duke përfituar nga ai shumën prej 14 mijë dollarë.

Ndaj tij u bë një padi nga një 77-vjeçare të cilës i kishte montuar një sistem ajrimi pa asnjë lloj garancie dhe më pas i kishte marrë shuma të majme për shërbimet e tij po pa arritur t’i rregullonte problemin.

E moshuara kishe tentuar ta telefononte vazhdimisht por ai nuk i përgjigjej më telefonatave të saj.

Gjatë hetimeve policia ka zbuluar se Kola operonte me biznesin e tij pa license.

Ndaj tij u mor masa e arrestit me burg për arsye sigurie që i dyshuari të mos ishte në gjendje të largohej drejt Shqipërisë të cilën e kishte vizituar 5 herë gjatë vitit të kaluar.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *