EMRI+FOTO/ Vritet dhe groposet shqiptari në Greqi, e zbulon rastësisht qeni i një qytetari

Jil
Jil
1 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Qepariasia në Peloponez të Greqisë, ku një i ri shqiptar është gjetur i vrarë dhe i groposur në një plazh.

Viktima është 31-vjeçari Eni Dollani nga Gramshi. Ai është gjetur të martën në bregdet nga një banor i zonës që shëtiste me qenin, ku duke gërmuar ka zbuluar trupin e pajetë.

Eni Dollani ishte masakruar me sende të forta dhe më pas ishte groposur. Pas hetimeve, autoritetet mundën të sigurojnë nga kamerat e sigurisë në lokalet e zonës, imazhin e tre personave të dyshuar si autorët e vrasjes së të riut.

Viktima kishte qenë në një lokal me autorët duke konsumuar alkool. Policia ka arrestuar tre personat, ku bëhet fjalë për një vajzë greke, një djalë shqiptar dhe një pakistanez.

EMRI+FOTO/ Vritet dhe groposet shqiptari në Greqi, e zbulon rastësisht EMRI+FOTO/ Vritet dhe groposet shqiptari në Greqi, e zbulon rastësisht

Ende nuk dihet arsyeja e vrasjes së shqiptarit, teksa mësohet se ai kishte në xhep një shumë prej 12 mijë eurosh para se ta ekzekutonin, ndërsa pas nxjerrjes së trupit të pajetë, atij nuk iu gjet më kjo shumë parash.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *