Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Nga 1 tetori deri në fund të muajit dhjetor pagesa e energjisë elektrike do të bëhet me dy fasha. Por si do të llogaritet konsumi i energjisë në faturat e reja për abonentët që shpenzojnë mbi 800 kilovatorë?
Sipas OSHEE leximi i matësve me çmimin e ri do të nisë nga fillimi i tetorit, deri në datë 30 për të parë sasinë e konsumuar të energjisë.
Pagesa do të kryhet në muajin nëntor. Abonentët që shpenzojnë deri në 800 kwh do të veçohen nga ata që do të faturohen me mbi 800 kwh, ku referohet edhe çmimi përkatës 9.5 lekë dhe 42 lekë kilovati. Drejtori i departamentit të matjes dhe bilancit në OSHEE sqaron se si do të bëhet leximi.
“Duhet patjetër konsumatori të kuptojë që midis fashave të jetë e dukshme në faturë. Për sa i përket procesit të leximit ne kemi filluar udhëzimet. Ne kemi proces të leximit manual në terren. Janë marrë masat që të respektohet grafiku.”
Në rast të konstatimit të shkeljeve nga operatorët, qytetarët mund t’i drejtohen OSHEE.
Gjatë muajit gusht Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike raporton se ka ulur me gati 4% humbjet në rrjet duke i çuar në nivelin e 16.8% gjatë muajit gusht.
/abcnews.al