JiL.al - Jeto i Lumtur

‘Erdhëm me dëshirë, ja si i gjenim klientët’, Gjykata lë të lirë të huajat që akuzoheshin për prostitucion

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Gjykata e Tiranës la të lirë shtatë shtetaset e huaja, Lismar Maryelis John Perez, Leidi Yaritza Anillo Bolano, Yuri Lorena Vargas Sanchez, Beisi Yusmar Rojas Ruiz, Daniela Carolina Mendoza Barboza, Margarita Grushevskaia, Laura Vanesa Mercado Baselga, të arrestuara pak ditë më parë si pjesë e një grupi që ushtronin prostitucion, ndërsa u lanë në masën “detyrim paraqitje”.

Ato deklaruan para gjykatës në seancën për caktimin e masës se kanë ardhur në Shqipëri me dëshirë për të punuar si eskorta, ndërsa klientët i pronotonin përmes internetit.

Mësohet se këto shtetase ushtronin veprimtarinë e prostitucionit në banesa të marra me

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasja Beisi Yusmar Rojas Ruiz, me origjinë nga Kolumbia shfrytëzonte për prostitucion shtetaset e tjera të arrestuara, të cilat kishin ardhur nga vende të ndryshme, në Shqipëri.

Ato  ishin akomoduar në banesa me qira, në zona të ndryshme të Tiranës dhe nëpërmjet një faqeje në internet, krijonin kontakte me njerëz të ndryshëm, për të ushtruar prostitucionin, kundrejt pagesave.

Scroll to Top