JiL.al - Jeto i Lumtur

“Erdhën për t’më vrarë, u ngeci arma…”/ Rrëfehet gruaja

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Në episodin e parë të podcast-it “Fol me Anila Hoxhën” në Top Albania Radio, u fol për pronat dhe konfliktet që ka prodhuar e drejta e shumë shtetasve shqiptarë për të marrë prone e trashëguar.about:blank

Ka shumë pyetje, shumë procese civile dhe penale, qytetarë që presin e të tjerë që kanë përfunduar në Strasburg. Konfliktet janë aty, disa të zgjidhura. Disa të pazgjidhura.

“12 mijë qytetarë janë në gjyqe për pronat, 2 mijë në luftë me shtetin”, janë këto vetëm një pjesë e statistikave që solli gazetarja në podcast-in e saj.

637 shtetas shqiptarë u vendosën në qendër të atentateve për shkak të konflikteve për pronat. Prej tyre 185 janë vrarë dhe 208 u plagosën rëndë. Për 244 të tjerë plani për t’i vrarë mbeti një tentativë. Shifrat shqetësuese për krimet që vijnë nga ‘lufta’ për tokën llogariten nga viti 1998 e në vazhdim. Mosëmarrëveshjet e pronave futën në armiqësi njerëzit më të afërt të familjes, lidhje krushqie dhe kushërinj apo trashëgimtarë, me procese që kanë kaluar dy dekada, ligje që janë ndryshuar vazhdimisht.

12 mijë shtetas shqiptarë janë nën procese civile në të gjitha gjykatat, dhe me fashikuj e harta topografie këmbëngulin se kanë të drejtë. 2 mijë prej tyre janë pjesë e stokut në gjykatën e lartë. Nuk ka një statistikë nga prokuroritë se sa është numri i të dënuarve për falsifikim dhe tjetërsim.about:blank

Megjithatë falsifikimi i dokumenteve, që ktheu tokën bregdetare rërë, në tokë buqësore, tokën e trashëguar në truall që ishte shitur tek të panjohur, mbetet krimi i përditshëm.

Scroll to Top