JiL.al - Jeto i Lumtur

Erdogan në shërbim të rusëve, ja strategjia që po përdor Putin për të bërë Turqinë si “portë” të tij

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Rusia po shkon drejt kolapsit. Sanksionet perëndimore po e japin efektin.

Por presidenti i Rusisë, Vladimir Putin po ndjek një strategji të re dhe rol të madh në planin e tij për të thyer embargon që i ka vendosur Perëndimi e ka presidenti i Turqisë Recep Tayyp Erdogan.

“Sulltani” turk është vendosur totalisht në shërbim të rusëve. Edhe pse Putin po kërkon ta shesë Erdoganin si ndërmjetësin e madh me Perëndimin, në të vërtet ai është “asi nën mëngë” për të shpëtuar nga sanksionet.

Vladimir Putin jep sinjale tërheqje, vendos që mobilizimi ushtarak të mbyllet brenda 2 javësh, alarmohet lideri rus: Përplasja me NATO do sjellë katastrofë globale
Putin gjen shpëtim në Turqi

Erdogan urdhëroi dje Ministrinë e Energjisë që të fillojë ndërtimin e një qendre gazi në Turqi pas bisedimeve me presidentin rus Vladimir Putin. Presidenti turk shtoi se të dyja vendet do të fillojnë menjëherë të punojnë për propozimin e Putinit për transportimin e gazit rus në Evropë dhe se nuk do të ketë pritje.

Putin tha në takimin me Erdoganin se Turqia është rruga më e besueshme për dërgimin e gazit në Bashkimin Evropian dhe propozoi ndërtimin e një qendre gazi në atë vend. Gjatë funksionimit të qendrës, të cilën ne mund ta ndërtonim së bashku, sigurisht që do të ishte një platformë jo vetëm për tregtimin e gazit, por edhe për përcaktimin e çmimit, që është një çështje shumë e rëndësishme, çështja e çmimit,” tha Putin.

Ai shtoi se këto çmime janë jashtëzakonisht të larta dhe se ato mund t’i drejtojnë lehtësisht në një nivel normal tregu, pa asnjë ngjyrim politik. Më herët të mërkurën, Putin la të kuptohet se Rusia mund të ndërtojë një qen-dër të madhe gazi në Turqi duke devijuar furnizimet e destinuara për tubacionin Nord Stream nën Detin Baltik, i cili u dëmtua nga shpërthimet muajin e kaluar.

Autoritetet suedeze dhe daneze janë duke i hetuar shpërthimet si akte sabotimi, por ende nuk kanë thënë se kush besojnë se qëndron pas tyre. Erdogan shtoi se të dyja vendet do të fillojnë menjëherë të punojnë për propozimin e Putinit për transportimin e gazit rus në Evropë dhe se nuk do të ketë pritje. Pra kjo lëvizje e Vladimir Putinit është një strategji e qartë për të shpëtuar nga sanksionet e Perëndimit .

Turqia po bëhet streha e re e oligarkëve rusë

Kur sanksionet perëndimore filluan të godasin oligarkët rusë pas pushtimit të Ukrainës nga Vladimir Putin, shumë nga ata i zhvendosën jahtet e tyre jashtë Bashkimit Evropian dhe territoreve britanike për t’i shpëtuar rrezikut të sekuestrimit. Disa shkuan në Dubai, të tjerët në Maldive.

Tani, destinacioni më popullor për jahtet e oligarkëve rusë është Turqia. Pavarësisht se është anëtare e NATO-s, Turqia ka refuzuar t’u bashkohet sanksioneve perëndimore, duke mbajtur lidhje të ngushta me Rusinë, dhe madje duke organizuar në Stamboll në fundin e muajit marsi negociatat e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës.

“Sanksionet e vendosura nga vendet evropiane dhe SHBA-ja i nxitën miliarderët të kërkonin tregje alternative për investime. Turqia u pa si një opsion praktik për shkak të pozitës së saj gjeografike, tregjeve dhe sistemit bankar të avancuar, si dhe qëndrimit të saj neutral midis Rusisë dhe Ukrainës”, thotë Zeynep F?rato?lu, ndërmjetëse në “Space”, një kompani e pasurive të patundshme luksoze me qendër në Stamboll.

Sipas të dhënave nga Instituti Turk i Statistikave, shitjet e shtëpive për blerësit jo turq u rritën me 55 për qind në shkurtin e këtij viti krahasuar me 1 vit më parë. Shitjet për blerësit rusë u rritën me 96 për qind, ndërsa për ukrainasit u rritën me 85 për qind.

Bumi i shitjeve vazhdoi edhe në mars, kur të huajt blenë 21 për qind më shumë sesa në shkurt. “Që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës, nisëm shohim një rritje të konsiderueshme të kërkesës nga blerësit rusë”- thotë F?rato?lu. Aspekti më joshës që ka Turqia për rusët është marrja e shpejtë e shtetësisë turke sipas skemës së investimeve.

Sipas saj një rus mund të pajiset me një pasaportë turke brenda 3-4 muajsh mjafton që të investojë të paktën 250.000 dollarë në pasuri të paluajtshme ose 500.000 dollarë në obligacione qeveritare, kompani, fonde investimi apo t’i depozitojë në një llogari bankare turke.

Qytetet bregdetare si Bodrum, Fethiye dhe Marmaris janë destinacionet më të mundshme për oligarkët rusë që kërkojnë të investojnë në pasuri të paluajtshme turke.

Scroll to Top