JiL.al - Jeto i Lumtur

Erëra të forta dhe dallgë deri në 2 metër, ja çfarë pritet të ndodhë mbrëmjen e sotme

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar kët

Drejtoria e Përgjithshme Detare, informon se mbrëmjen e sotme dhe nesër më 5 nëntor, vendi ynë do të goditen nga erëra të forta, me shpejtësi 10-25 m metër në sekondë, dhe do të krijojë lartësi dallge deri në 2 metër.

Ndaj subjekteve që ushtrojnë veprimtarinë e detarisë, kërkohet të merren masa. Referuar njoftimit, bëhet me dije se përmirësimi i motit do të ndodhë më datë 5 nëntor, pas orës 18.00.

“Drejtoria e Përgjithshme Detare ju njofton se si rezultat i erave te forta me drejtimin JUG-JUGLINDJE në daten 4-5 Nëntor 2022 moti do jetë i përkeqësuar. Zonat bregdetare do të përfshihen nga era me forcë 6-8 Bft me shpejtësi 10-25 m/s, lartësi dallge  1-2m.

Kërkojmë bashkëpunimin e gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë që të marrin të gjitha masat e nevojshme për të qenë të sigurt dhe parandaluar çdo rrezik të mundshëm për shkak të kushteve të përkeqësuara të motit.

Përmirësimi i situatës  meteorologjike do të jetë mbas orës 18:00 të datës 5 Nëntor 2022”, njofton Drejtoria e Përgjithshme Detare.

Scroll to Top