JiL.al - Jeto i Lumtur

‘Është e vështirë të gjesh një njeri si ty’, Olta këshillon Luizin për Kiarën dhe publiku e duartroket

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Luizi ka biseduar me Oltën, Kristin dhe Bjordin për Kiarën. Të tre ishin të mendimit që ai i ka dhënë shumë siguri Kiarës, por ajo nuk duket se ka të njëjtat ndjenja. Madje Olta ka bërë një bisedim shumë të paqtë dhe të sinqertë me Luizin duke i treguar se ajo si femër e vlerëson shumë përkushtimin që ai po i jep Kiarës.

Biseda:

Kristi: Ajo (Kiara) s’ka pse ta mbrojë veten se ky (Luizi) po i jep çdo gjë. Fakti që ajo mbrohet tregon që ka një problem.

Luizi: Është vendi i tillë. Unë s’i jap siguri, e njoh veten.

Olta: Ti ke dhënë siguri më shumë se ç’duhet prandaj je në këtë pikë.

Luizi: Po nuk është vendi këtu me dhënë siguri

Olta: Ti dashurinë e ke të dukshme. Ti e ke të shkruajtur në ballë që e do atë.

Luizi: Po nuk është vendi këtu…

Olta: A the që nuk i jep siguri? Unë po të them për rrethanat që jemi këtu, po flas si femër, siguria është që ti mua të më tregosh që ti mua më do, që të kam. Femra këtë ka sigurinë më të madhe. Ti ja thua këtë me fjalë sa shumë e do, ja thua me veprime. Ti zgjohesh natën dhe i puth dorën. Unë zgjohem çdo natë dhe shoh që Luizi e puth në ballë Kiarën, i thotë çohu se do pish ilaçet. Ky njeri është i dashuruar kokë e këmbë. Dhe ky e tregon. Ti sigurinë po ja jep. Mos ki fare dyshim për këtë. Po e bën më shumë se ç’duhet madje. Kam frikë se ky mund të jetë problemi jot.

Luizi: Përkushtimin e bëj sepse e ndjej unë, jo sepse ma ka kërkuar.

Kristi: Ajo (Kiara) njeri si ky s’ka pasur në jetën e vetë.

Olta: Është shumë e vështirë të gjesh një njeri si ky.

Nga komentet shihet se shumë njerëz e kanë duartrokitur Oltën për fjalët që i tha Luizit duke u shprehur se ka të drejtë.

korrieri

Scroll to Top