JiL.al - Jeto i Lumtur

‘Është prerë në besë’, Artan Hoxha: Ervis Martinaj është rrëmbyer dhe në video ai thotë që ta lënë të lirë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Artan Hoxha zbuloi detaje të reja në lidhje me zhdukjen e Ervis Martinajt. Gazetari zbuloi intinerarin e Martinajt që nga data 1 gusht deri më datë 9 gusht pasdite, ku sipas tij edhe është zhdukur.

Hoxha tha se Martinaj ka ikur më datë 1 gusht nga Vora për në Vlorë duke takuar atje një personazh të njohur të krimit, të cilit i kanë bërë katër herë atentat dhe nuk e kanë vrarë dot.

Hoxha tha se Martinaj shkoi në Vlorë për të kërkuar aleanca të reja, nisur edhe nga fakti se edhe grupi i personave që kërkojnë ta ekzekutojnë janë po nga ajo zonë.

‘Ai njihej si mbreti i rrëmbimeve dhe nuk i besohej njeriu që njeriu që kishte realizuar gjithë ato rrëmbime, të ishte rrëmbyer vetë. Një rast i ngjahëm u krijua në Kolumbi. U krijuar nga një biznesmen që kontrollonte bizhuteritë, që njihet si ‘Gaça’. Ai krijoi njësinë paraushtarake.

Dhe kjo njësi pati shumë efekt. Visi vetë kishte një strukturë shoqërore. Me një grup të rinjsh që i ka pasur shumë mbështetje dhe ishte prezent në jetën shoqërore të kryeqytetit sepse nuk i afroheshe dot atij.

Më datë 9 Martinaj, i shoqëruar nga një person tjetër dhe Lami ka shkuar në një banesë në zonën që unë e quaj ‘Trekendëshi i Bermudës’, për të bërë alenacë. Visi reagonte shpejt, mbante armë, por në raste të tilla është e vështirë. Në një moment, në këtë banesë është shfaqur një skuadër e Forcave Speciale.

Lami u tremb dhe ndaj është një telefonatë, bëhuni gati sepse do tu kontrollojmë banesat. Sepsë kanë menduar që kemi të bëjmë me një skuadër policie’, tha Hoxha.

Hoxha tha se ka qarkulluar një video e një personi me pamje të mjegulluar ku ofronte 50 milion euro që ta linin të lirë. “U tregua si trofe i kundërshtarëve ndaj Ervis Martinajt. Duhet verifikuar zëri aty se i kujt është”, tha Hoxha.

Sipas tij ka ndodhur një tërmet në botën e krimit dhe gjithçka që nisi në vitin 2018 duket se është finalizuar gjatë kësaj vere dhe gjatë dhjetë viteve të ardhshme do të kemi një panoramë tjetër të krimit të organizuar në vendin tonë./abcnews

burimi https://lajmifundit.al/showbiz/

Scroll to Top