
I shoqëruar nga kryebashkiakja, Emirjana Sako, kryeministri Edi Rama ka vizituar zonën e Durrësit, në zonën e Sukthit të Ri, lagjja “Erzen”. Ai tha se prurjet u frenuan nga argjinatura e ndërtuar pas përmbytjeve të mëparshme.
Pjesë nga takimi i Ramës:
Rama: Situatë krejt ndryshe ë?! Mbaj mend 2016-ën, me varka.
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar kët
Sako: Kemi realizuar argjinaturën e daljes së lumit Erzen siç e shikoni. Bashkë me bordin e kullimit kemi investuar në këtë segment, sot situata është shumë e mirë sepse në 2021-in vetëm në këtë njësi https://www.jetoilumtur.al/wp-content/uploads/2010/08/triforce-wallpaper.jpgistrative janë përmbytur 143 familje.
Janë rimbursuar nga buxheti i bashkisë me 17 milionë lekë të reja. Kemi ndërhyrë dhe në njësinë e Katundit të Ri. Në hidrovor me ndërhyrje të vazhdueshme s kemi pasur probleme aq të mëdha aq sa ka pasur sasi reshjesh.
Rama: Ka pasur volum reshjesh, ka qenë sprovë e madhe por përgjithësisht Durrësi ka qenë mirë, se dikur bëhej liqen.
Kur Ka reshje të mëdha është si puna e lavamanit, hap lavamanin e po e cove me furi ai bllokohet, s’ka mundësi ti thithë të gjitha.