JiL.al - Jeto i Lumtur

“Është si luftë e vërtetë”! Aktori shqiptar rrëfen eksperiencën e rrallë në serialin “Osmani”

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Seriali historik “Osmani”  që prej transmetimeve të para të tij  ka rrëmbyer vëmendjen e  shqiptarëve.

Në serialin që ka thyer rekonrde shikueshmërie është edhe njjë actor nga Shqipëria, i cili së fundmi ka dhenë një intervistë në “ABC-ja Mëngjesit”.

Në një lidhje me “Skype” aktori ka rrëfyer me detaje eksperiencën e tij në serial duke zbuluar gjithashtu edhe mjaft prapaskena të serialit.

Ervis Belollari ka habitur me deklaratën e tij ku është shprehur se aktorët luftojnë vërtetë, madje disa prej tyre kanë shkuar edhe në spital prej plagëve të marra.

“Unë jam 23 vjeç, jam me origjinë nga Pogradeci, po jam rritur në Librazhd. Kam studiuar në Turqi dhe që 7 vjeç kam pasur dëshirë të bëhesha pjesë e serialeve turke. Thoja kur i shikoja nga ekrani që do shkoj një ditë atje. Jam një nga mbrojtësit e kalasë së osmanëve, një nga pozicionet më të larta që mund të kesh është ky. Janë edhe tre aktorë shqiptarë nga Maqedonia që luajnë aty. Ditën e parë kur kam shkuar në xhirime, nuk doja të ndihesha larg dhe u afrova. I pari që erdhi ishte Burak Özçivit dhe i thash “Jam nga Shqipëria. Është kënaqësi të bëhem pjesë e serialit”, shtoi ai.

Shpatat janë të vërteta dhe duart më janë bërë plagë. Kam thënë mos më merrni më në luftë, më lini në pozicionin e kalasë së osmanëve. Ka aktorë që janë vrarë dhe kanë shkuar në spital. Çfarë nuk ndodh, është njësoj si një luftë e vërtetë”, -përfundoi Ervis Belollari.

Scroll to Top