JiL.al - Jeto i Lumtur

Familja e Lear Kurtit i mbyll dyert politikanëve: Ejani si qytetarë, jo me kamera

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu.

32-vjeçari nga Tirana Lear Kurti vdiq në duart e Policisë mesnatën e kaluar, pasi dyshohet se kishte gëlltitur një sasi kokaine nga frika e uniformave blu.

Pas ekzaminimeve mjekësore, familjarët tërhoqën trupin e viktimës dhe hapën dyert e mortit në banesën tek ish-parku i Autobusave.

Mësohet se familja e Kurtit ka kërkuar që vdekja e të riut të mos përdoret nga politika për qëllimet e tyre.

Ata kanë kërkuar që politikanët nëse duan të shprehin ngushëllimet e tyre ta bëjnë këtë gjë si qytetarë të thjeshtë e jo me kamera e regji me vete.

Përveç politikanëve, edhe mediave u është ndaluar të filmojnë homazhet për të ndjerin Kurti.

Kujtojmë, se mesditën e sotme shkoi për ngushëllime tek familjarët kryetari i PD-së, Sali Berisha.

Scroll to Top