Ditën e djeshme, menjëherë pas lajmit se Einxhel dhe Dagz do bëheshin prindër, reagoi dhe Arbana Osmani e cila e ka uruar çiftin në Instastory.
“Shumë e lumtur për ju”, ka shkruar Arbana krah videos të postuar nga Einxhel.
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Por nuk ishte ky urim ai që ngjalli polemika të shumta, por postimi i Arbanës. Pas lajmit të shtatzënisë, Arbana ka kujtuar disa nga momentet më emocionuese në “BBV”.
“Lajmi i bukur i @einxhel_shkira dhe @dj_dagz më rikujtoi sot se çfarë emocionesh të mëdha e të vërteta ka sjelle ky Big Brother për të gjithë ne; dhe që edhe pse kanë kaluar gati 6 muaj nga perfundimi, me historite e bukura qe vazhdojnë, vazhdon të emocionojnë edhe sot❤️”, ka shkruar moderatorja.
Moderatorja ndau disa foto me disa nga ish-banorët, Einxhel Shkira, Ilir Shaqiri, Fifi, Dj Dagz, Dj Pm dhe Sabiani. Por ajo që është vëne re ka qenë mospërfshirja e Donaldit me Beatrix në këtë postim.
Shumë ndjekës kanë komentuar negativisht, të cilët kanë reaguar përmes komenteve duke fajësuar Arbanën se ka përfshirë në post vetëm banorët me të cilët ka marrëdhënie të mira.
“Lajm i bukur ishalla një fëmijë të shëndoshë,po emocionet që na i ka sjellë @borazemani & @donaldveshaj do mbeten gjatë në memorien tonë”, ka shkruar një ndjekës.
“Të paktën sinqeritetin dhe edukatën e Trixës ta kishin gjysma prej banorëve do ishte realisht një përfundim i bukur. Trixa u tregua e guximshme duke ndjekur zemrën e saj e cila u keqpërdor nga shumë persona aty brenda madje dhe nga vetë ju si produksion që e torturuat psikologjikisht duke futur emra të tjerë nga jashtë në çdo puntatë”, ka komentuar një tjetër..…jetoilumtu.al/