Fasha 800kwh/ Pas dy shtyrjesh në tetor e nëntor, ERE jep lajmin e mirë, ja vendimi që kanë marrë

Jil
Jil
3 Min Read

\Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Enti Rregullator i Energjisë heq përfundimisht fashën 800 kilovat/orë. Pas dy shtyrjesh në tetor e nëntor, ERE vendosi me 5 vota “pro” për shfuqizimin e vendimit të shtatorit.

Në dokumentin e aplikimit për pezullimin e fashës 800 KWh edhe për muajin dhjetor, Korporata ka pranuar se në fund të këtij muaji gjendja e rezervës energjetike në kaskadë paraqitet 735 GWh apo 6.8 për qind më e lartë sesa mesatarja shumëvjeçare.

Për muajin dhjetor, dokumentet kanë parashikuar tre skenarë ku në skenarin bazë shpenzimet për blerje në tregun e lirë janë 19 milionë euro, në skenarin optimist zero lekë dhe në atë pesimist 38 milionë euro.

.

Deri më tani, kur ka kaluar thuajse gjysma e muajit dhjetor, KESH nuk ka hapur procedura për blerje, por vetëm për shitje dhe depozitim energjie.

Një ditë më parë, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, tha se në muajin nëntor, në rang vendi, është kursyer vetëm 2% energji, shifër që pamundëson vijimin e mosaplikimit të çmimit të rritur të energjisë për konsumin mbi 800 kilovatorë në muaj.

“Pavarësisht se është vendosur nga enti rregullator një fashë e cila mund të futej në funksion kur të kishim vështirësi, nuk është vendosur kurrë dhe nuk është përdorur deri më sot. E gjitha kjo sepse situata është përmirësuar herë pas here.

Megjithatë, duhet thënë se kursimi në muajt e parë ka qenë i konsiderueshëm. Në tetor e kemi mbyllur me 7% kursim në rang vendi, ndërsa në nëntor me 2% kursim në rang vendi. 2% është kursim i vogël që nuk na ndihmon që të vazhdojmë të mbajmë të njëjtën situatë energjetike dhe të ndihmojë çdo qytetar”.

“Sot, konsumi ditor 17800 megavatorë. Kemi përpara nesh dy javë, të festave, ku sipas historikut konsumi do të rritet ndjeshëm, nga 22-26 mijë megavatorë në ditë. Bëj thirrje që të gjithë së bashku t’i kthehemi praktikës së mirë të shtatorit duke pasur si prioritet kursimin e energjisë.

Presim prurje të reja në kaskadën e Drinit, por megjithatë kursimi është çelësi i suksesit tonë. Gjatë muajit janar dhe shkurt do të fusim në punë dy anijet e prodhimit të energjisë elektrike që ndodhen në Triport (Vlorë)”.

Belinda Balluku

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka vlerësuar mosrritjen e çmimeve të energjisë elektrike për abonentët familjarë dhe biznesin e vogël. Por në rast se çmimet do të vazhdojnë të jenë të rritur edhe vitin e ardhshëm, FMN këshillon nisjen e rritjes graduale të tarifave, duke mbrojtur vetëm ata më në nevojë.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *