Fatale/ Humbin jetën dy vajza të reja, plagoset rëndë regjisorja e njohur

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një aksident tragjik ka ndodhur në Romë, ku sipas burimeve bëhet me dije se kanë humbur jetën dy vajza të moshës 21 dhe 22 vjeç, Beatrice Funariu dhe Giorgia Asia Anzuini, si pasojë e një përplasjeje me makinë.

E plagosur rëndë nga aksidenti mbeti edhe regjisorja 55-vjeçare Carmine Elia.

Beatrice dhe Giorgia, pas mesnate, ishin në bordin e një Citroen që shkonte drejt Via Salaria.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Papritmas kalojne barrierën ndarëse, duke përfunduar në korsinë e kundërt, ashtu si makina e regjisores së filmit.

Nuk dihet arsyeja e kalimit në korsi, dramatike ka qenë skena kur janë gjetur trupat e pajetë të dy të rejave, për të cilat ekipet e shpëtimit nuk mund të bënin asgjë.

Lajmi për ndarjen nga jeta të dy mikeve të pandara është bërë i ditur nga fotot dhe mesazhet që kanë shkëmbyer përmes rrjeteve sociale…jetoilumtu.al/

Scroll to Top