JiL.al - Jeto i Lumtur

“Fëmijë emigrantësh”, kush është 20-vjeçari që humbi jetën tragjikisht në Greqi

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu.

Klajdi Kraja është 20-vjeçari që ndërroi jetë dy ditë më parë në Greqi, si pasojë e një aksidenti rrugor.

I riu shqiptar ishte duke udhëtuar me një motor në autostradën Patras-Pirgos të Greqisë, kur papritur u përplas me një fuoristradë, e cila lëvizte në drejtim të kundërt.

Nga aksidenti mbeti i vdekur shqipta ri, ndërsa pasagjeri dhe shoferi i fuoristradës mbetën të plagosur, njëri prej tyre në gjendje të rëndë.

Mediet vendase shkruajnë se Klajdi ndërroi jetë në vend, si pasojë e përplasjes fatale.

“Klajdi ishte fëmijë emigrantësh, një i ri plot jetë, i guximshëm dhe luftëtar”, kështu është shprehur një  i afërm Klajdit.

“Prindërit e Klajdit jetonin në Alissos prej gati 30 vitesh. Një familje që e duan Greqinë si shtëpinë e tyre të dytë pas Shqipërisë.

Klajdi ka një vëlla më të madh. Të dy ishin fëmijë të qetë, të mirë”, tha i afërmi për mediet greke.

Scroll to Top