”Fëmijët 14-15 vjeç po kthehen në vrasës me pagesë”/ Ish-drejtori i Policisë “trondit” me deklaratën: Stërviten në…

Jil
Jil
1 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Shemsi Prençi, ka deklaruar se fëmijët e moshave 14-15 vjeç në Shqipëri po kthehen në vrasës me pagesë.

Komentet Prençi i bëri teksa ishte i ftuar në  News24, ku shtoi se ata stërviten në zonën e asaj që e konsideroi si ‘trekëndëshi i Bermudës’, ku përfshihen qytete si Tirana, Elbasani, Durrësi e Lezha.

Ai tha se rekrutohen kryesisht fëmijët të cilët nuk kanë të ardhura, duke i kthyer në ushtarë për organizatat kriminale.

“Në trekëndëshin e Bermudës, Elbasan, Tiranë, Durrës dhe Lezhë, ky rajon që po të kalosh rekrutohen ushtarë, vrasës me pagesë, bëjnë stërvitje natë e ditë në vende të fshehura, madje rekrutohen edhe fëmijë të moshave 14-15 vjeç.

Nuk më shqetëson fati i ndokujt i përfshirë në krim, por po bëhet e udhës që po rekrutohen fëmijë që nuk kanë bukë dhe i kthejnë në vrasës me pagesë.

Kjo plagë vjen sepse organizatat kriminale sepse nuk mbijetojnë dot pa këta ushtarë të rinj për vrasjet me pagesë. Policia duhet të riformatojë organizatën”, tha ai./BW

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *