Fenomeni i Luizit kalon kufijtë e mbështetjes, politikani i njohur shqiptar fton artistin për bashkëpunim

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Ndërkohë që rrjeti ‘po zjen’ nga fenomeni “Big Brother Vip”, ku me mijëra fansa janë angazhuar të mbeshtesin këngëtarin shkodran, Luiz Ejlli, një pyetje pikante është shtruar nga faqet satirike në lidhje me kandidaturat për zgjedhjet vendore të 14 majit.

Bëhet fjalë për Bashkinë Shkodër, ku krahas kandidatit të përfolur të PS, një emër tjetër i përfolur është edhe ai i artistit shkodran, Luiz Ejlli.

“Kush mendoni që duhet të jetë kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë Shkodër?”- shtron pyetjen “Lolita”.

Ajo që vihet re është reagimi i menjëhershëm i deputeti socialist, Benet Beci.

“Pyetje shumë e mirë..por Luizi e unë s’mund të jemi kundërshtarë! Kemi punuar bashkë edhe më parë, kur nuk ishte kaq popullor sa tani. Është djalë shumë i mirë e i uroj vërtet fat. Madje kur të dalë, do ta ftoj sërish pasi të dy mund të kontribuojmë për Shkodrën sonte!

Kujtojmë se ditën e djeshme, fansat e këngëtarit Luiz Ejlli janë mbledhur pranë shtëpisë së Big Brother Vip në mbështetje të tij. Ata kanë hedhur fishekzjarre dhe bënë thirrje: O Luiz, o kamipon, gjithë Shqipëria ty të do. Këngëtari tregoi se ka pasur disa simptoma të ngjashme me të mikut të tij ndaj e frikësoi ideja se mund të vuante nga e njëjta sëmundje.

Kjo histori deri tani ka shokuar të gjithë banorët dhe opinionin publik. Për të qetësuar të gjithë, Luizi është dërguar live në transmetim në spital dhe doktoresha e spitalit “Shefqet Ndroqi” deklaroi se pas analizave Luizi doli i pastër, pra pa asnjë rrezik për një sëmundje të rëndë. Pikërisht kjo situatë ka shkaktuar simpatizantët e tij të “protestojnë” dje në ambientet e TCH!

Scroll to Top