Ferma e kanabisit në Berat, lihen në burg 11 të arrestuarit

Jil
Jil
2 Min Read

Gjykata e Beratit ka caktuar masën “arrest me burg” për 11 të arrestuarit për fermën e kanabisit në Berat.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për 11 persona të cilët u arrestuan në kuadër të operacionit policor të koduar “Stuhia” ku u sekuestruan 870 kilogramë kanabis që kultivoheshin dhe përpunoheshin në 8 dynym sera me kanabis në fshatin Rërëz të Beratit.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar kët

Konkretisht, 11 të arrestuarit janë: Hamdi Dyli, Jurgen Ujkaj, Sidrit Bisha, Blerim Xheka, Endriol Xheka, Mirvaldo Disha, Samoel Lushaj,

Raportohet se akuzat e ngritura ndaj tyre janë për “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Sipas informacioneve të marra dhe burimeve të sigurta, të paktën 4 nga personat të cilët kanë dalë para Gjykatës për caktimin e masës së arrestit janë nga e njëjta familje, janë nëna, babai, djali dhe vajza. Pikërisht Bashkim Mema, Edison Mema, Drita Mema dhe Izmire Mema.

Të 4 këto persona janë nga Kamza e Tiranës dhe sipas burimeve, dyshohet se kryenin rekrutimin e fuqisë punëtore për t’i sjellë në serën e kanabisit.

Sipas informacioneve paraprake, familja Mema ishte kryesore dhe do të gjykohet si organizatore e kësaj skeme pasi dyshohet se këta janë personat që rekrutonin fuqinë punëtore.

Të tjerët janë nga zona të ndryshme të Shqipërisë, kryesisht nga Nikla, Fushë-Kruja, Kruja, Shkodra, Lezha dhe Burreli.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *