JiL.al - Jeto i Lumtur

Fjalët që nuk t’i thash kurrë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

INicholas Sparks ” Mesazh në shishe… fjalët që nuk t’i thash kurrë”

E shtrenjta Katerina,

Ka kaluar një muaj që nga letra e fundit, por po më duket shumë më tepër. Jeta po rrjedh si një peisazh jashtë dritares së një makine. Marr frymë, ha dhe fle si gjithmonë, por në ekzistencën time nuk ka më asnjë qëllim që kërkon pjesmarrjen time.Vazhdoj të lundroj në rrymat e erës, ashtu si letra që po të shkruaj. Nuk e di ku po shkoj, dhe se kur do arrij..

As puna nuk ma largon qoftë edhe pak dhimbjen për ty.

Pa ty në krah, ndjei boshllëk në shpirtin tim. Vazhdoj të kërkoj fytyrën tënde në pafundesin. E di që është e pamundur por nuk mund të veproj ndryshe. Kerkimi im për ty, është një fillim i pafundshëm, me destinacion dështimin. Unë dhe ti kemi diskutuar, kemi diskutuar për gjërat që do ndodhnin, nëse rrethanat do të na ndanin, Por nuk mund ta mbaj premtimin që të bëra atë natë. Më vjen keq e shtrenjta ime, por nuk do të ekzistoj më asnjë tjetër që mund të zëvendësojë ty .
Fjalët që ti thash atë natë ishin të kota, duhet ta kisha kuptuar që atëherë. Ti, dhe vetem ti, je gjeja ime më e shtrenjtë që kam dashur, tani që u largove përgjithmonë, nuk dua të gjej një tjetër. Deri kur vdekja të na ndaj” keshtu premtuam në betimin tonë, dhe kuptova që ato fjalë janë dhe do jenë të vlefshme deri në ditën që edhe unë do të largohem nga kjo botë.       Nicholas Sparks

Jeto I Lumtur.al

Scroll to Top