Flet i fejuari i Tina Pajollarit: U njohem gjatë mbledhjes së çait, brenda 3 muajsh u fejuan

Jil
Jil
4 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Vrasja e 26-vjeçarit Martin Çeço nga fshati Kolanec i Maliqit është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes për shkak të arrestimit dy ditë më parë të “mollës së sherrit”, 18-vjeçares Martina Pajollari, e cila dyshohet se ka qenë e pranishme në vendin e krimit dhe se ka patur lidhje me një prej autorëve dhe viktimën.

Ajo akuzohet si person i dyshuar për përfshirje në vrasjen e Martin Çeços, trupi i të cilit u gjet i hedhur në liqenin e Kolanecit më 16 Qershor 2022.

Gazetari Spartak Koka u shpreh në Klan News se 18-vjeçarja ishte fejuar vetëm 2 javë më parë dhe madje ka zbuluar një pjesë nga intervista me të fejuarin e Tina Pajollarit, Artion Ferraj që do transmetohet sonte në orën 21:00 në emisionin “Uniko”.

Artion Ferraj, i fejuari i Martina Pajollarit, tregon se ata janë njohur kur mblidhnin çaj dhe kanë shkëmbyer numrat e telefonave dhe brenda tre muajsh janë fejuar.

Spartak Koka: Kërkoj që kjo histori të trajtohet me vëtëpërmbajtje dhe të presim përfundimin e hetimeve sepse mund të ketë emra të tjera të përfshirë në këtë krim dhe mund të ketë personazhe të tjerë të cilët ende nuk janë zbuluar edhe mund të ketë personazhe të tjerë që mund të kenë dijeni apo mund të jenë të implikuar në vrasjen makabre të Martin Çeços.

Kemi nga ana tjetër deklaratat e babait të Martinit, i cili ditën e djeshme na ka nxjerrë disa të dhëna të tjera që nuk i kishte deklaruar më parë.

Unë kam vajtur ditën e djeshme në Korçë dhe kam sjellë për emisionin Uniko sonte në orën 21:00 detaje dhe informacione të reja.

Zbuluam që Tina Pajollari, 2 javë më parë kishte bërë një ceremoni dhe ishte martuar, ishte fejuar me një personazh. Madje unë të fejuarin dhe burrin e saj e kam marrë në intervistë. Një sekuencë të shkurtër kam vendosur që ta transmetoj tek progami juaj para se do të jepet në Uniko.

Pyetja: Është pjesë e një interviste ekskluzive me të fejuarin e Tina Pajollarit, është fejuar dhe martuar para 2 javësh. Kishin njohje përpara?

Spartak Koka: Janë njohur pas vrasjes së Martin Çeços.

Pyetja: Dhe kanë arritur të fejohen dhe martohen brenda 3 muajve?

Spartak Koka: Brenda 3 muajsh.

Një sekuencë e shkurtër nga intervista:

Artion Ferraj (i fejuari i Tina Pajollarit): Jemi njohur me vajzën, me Tina Pajollarin, mblidhte çaj, këmbyem numrat e telefonit, kemi folur.

Spartak Koka: Kur, prej sa kohësh?

Artion Ferraj (i fejuari i Tina Pajollarit): Rreth 3 muaj që kemi folur.

Spartak Koka: Nga muaji Korrik-Gusht jemi takuar.

Spartak Koka zbulon se Artion Ferraj ishte bari në Marjan dhe pretendon që është njohur në Korrik-Gusht me Tinën, kanë folur dhe biseduar dhe madje ai rrëfen edhe detajet për dyshimet për implikimin e Tina Pajollarit në këtë krim.

Në emisionin e sotëm Uniko nga Spartak Koka flet edhe nëna e Tina Pajollarit pas arrestimit të së bijës.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *