JiL.al - Jeto i Lumtur

Flor Gjini thumbon Borën: Me puthje fitojnë vendin e punës!

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar kët

Moderatori i njohur Flor Gjini së fundmi ka dhënë një intervistë për “Natë me Aulonën”, ku ka thumbuar moderatoren Bora Zemani.

Teksa zbuloi detaje rreth largimit nga Top Channel, ai tha se i ishte propozuar që të ishte në goldroom e “Dancing With The Stars”, gjë që nuk i kishte pëlqyer dhe aq shumë të ishte në rolin dytësor.

Gjatë bisedës Flori ironizoi Borën, e cila e moderon këtë emision. “Nuk e marr vëmendjen me puthje. Vëmendjen me puthje e marrin ata që fitojnë edhe vendin e punës”, tha ai, fjali e cila mendohet se i është drejtuar puthjes së moderatores me Donald Veshajn.

Mesa duket vëmendja që po i jepet Borës dhe Donaldit në Top Channel paska shkaktuar pakënaqësi, jo vetëm tek Arbana Osmani ashtu siç po flitet së fundmi, por edhe te personazhe të tjerë të këtij televizioni.

Scroll to Top