JiL.al - Jeto i Lumtur

Florian Marku flet pasi fitoi titullin WBC Silver: Nuk do të dorëzohem kurrë…

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Sportisti shqiptar Florian Marku u shpall kampion në boks për peshën “welterweight” në versionin WBC Silver duke mposhtur me pikë meksikanin Miguel Parra Ramirez.

Pas 10 raundesh të luftuara ashper ne ring, ku të dy boksierët treguan nivel të lartë, shqiptari fitoi takimin me vendim unanim të gjyqtarëve, 96-91, 96-92, 95-92.

Ndeshja parashikohej më e lehtë për Markun, por që nga raundi i parë, Ramirez tregoi se do të ishte një kockë e fortë, dhe arriti ta çonte ndeshjen deri në raundin e fundit.

Me kalimin e raundeve, meksikani bëhej edhe më i guximshëm, duke i rezistuar goditjeve të Markut dhe duke lëshuar edhe ai gjuajtje që e vunë jo pak në vështirësi shqiptarin.

“Meksikanët janë të fortë, siç e patë sot, kushdo që vjen këtu jep shpirtin për fitoren.

Ju falënderoj nga zemra të gjithë ju që keni ardhur këtu.

Nuk jam Superman, por ju premtoj se do të jap shpirtin dhe nuk do të dorëzohem kurrë”, tha Marku pas ndeshjes.

.jetoilumtu.al/

burimi lajmifundit.al/

Scroll to Top