JiL.al - Jeto i Lumtur

Forcat Ajrore të Ukrainë rrëzuan 4 helikopterë rusë në 18 minuta , çfarë armatimi përdorën ?

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Në mëngjesin e 12 tetorit, njësitë e Forcave Ajrore shkatërruan të paktën 4 helikopterë sulmues të pushtuesve rusë në 18 minuta.

“Nga ora 8:40 deri në 8:58 të mëngjesit të 12 tetorit, në jug të Ukrainës, njësitë raketore anti-ajrore të Forcave Ajrore të Ukrainës shkatërruan të paktën katër helikopterë sulmues të armikut (ndoshta Ka-52), të cilët po siguronin zjarr mbështetje për trupat e pushtimit tokësor në drejtimin jugor”.

Sipas informacioneve paraprake, një helikopter ra në territorin e çliruar nga rusët, pjesa tjetër, shkruan Ukrainska Pravda.

Në mëngjesin e 12 tetorit, mbrojtja ajrore ukrainase rrëzoi gjithashtu 9 dronë kamikaze “Shahed-136” mbi rajonin e Mykolaiv.

Perëndimi ka furnizuar Ukrainën me armë të shumta që nga shpërthimi i luftës. Deri më tani, fokusi kanë qenë sistemet raketore me rreze të shkurtër veprimi, si sistemet e mbrojtjes ajrore Stinger AD SAM nga SHBA-ja dhe Starstreak nga Mbretëria e Bashkuar.

Por një sistem i mbrojtjes ajrore është ajo që Kievi dëshiron vërtet.

Si Gjermania ashtu edhe SHBA-ja ishin zotuar të dërgonin armë me rreze të mesme disa muaj më parë, por deri më tani, asnjë prej tyre nuk është dërguar. Por duket se sulmet e reja ruse e kanë nxitur Berlinin që të marrë sa më shpejt vendimet, duke thënë se do të furnizojë Ukrainën me sisteme raketore Iris-T SLM.

Po ashtu edhe SHBA-ja pritet të përshpejtojë dërgimin e 8-të Nasams – sistemet e avancuara raketore tokë-ajër, që presidenti Joe Biden premtoi se do t’i dërgonte në verë.

Armët aktuale që Ukraina ka momentalisht janë të pamjaftueshme për t’i bërë ballë sulmeve ajrore me të cilat po përballet vendi.

Scroll to Top