FOTO/ “Arrestohet” në Kolumbi gazetari shqiptar, e shoqërojnë dy efektive policie

Jil
Jil
2 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Gazetari investigative Artan Hoxha ka shpërndarë një foto me policinë ndërkohë që është duke kryer një vizitë në Kolumbi.

Në foton e shpërndarë në rrjetet sociale ai shihet mes dy policëve të quajtur Laura Meneses dhe Emanuela Robayo. Gazetari shkruan me ironi se është arrestua me një ngarkesë 2.3 tonësh kokainë.

Ndërkohë që kujtojmë se më herët Hoxha denoncoi se në portin e Durrësit për 48 orë, ka zbarkuar një sasi prej 2.2 tonë kokainë. Kjo ende nuk është konfrimuar nga autoritet shqiptare, por përflitet se një ngarkesë e madhe kokaine është bërë shkak debatesh edhe në rangun e ministrave dhe drejtuesve të policisë në vendin tonë.

Deklarata e Artan Hoxhës:

Nje miku im, i cili e dinte se jam ne Ameriken Latine, kishte pare lajmet sot, ku thuhej se nje shqiptar ishte arrestuar ne Lima te Peruse, me nje ngarkese prej 2.3 tonesh kokaine, gati per ta nisur ne Europe dhe me pyeti nese isha mire….

Ke te drejte,-i thashe.

Po me kane arrestuar.

Jo policia peruane ne Lima, por policia Kolumbiane ne kryeqytetin Bogota…

Dhe çfare arrestimi???!!!

Me kane arrestuar keto dy policet kolumbiane, Laura Meneses dhe Emanuela Robayo…

Viva Colombia

FOTO/ "Arrestohet" në Kolumbi gazetari shqiptar, e

BURIMI https://lajmifundit.al/category/aktualitet

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *