FOTO/ Ende s’u ka ardhur radha, civilë rusë në moshë të mesme nisin stërvitjet për të luftuar në Ukrainë

Jil
Jil
2 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu.

Në media janë publikuar pamje që thuhet se tregojnë civilë rusë në moshë të mesme të cilët nuk janë thirrur ende nga Putini që të luftojnë në vijën e parë të frontit në Ukrainë. Grupi në fjalë raportohet se po merrnin pjesë në një trajnim për luftim dhe përdorim armësh në rajonin Rostov të Rusisë.

Ky rajon, ndan një kufi prej 250 miljesh me Ukrainën, ndërsa stërvitja po bëhet për t’u siguruar që ata janë të përgatitur për luftë nëse do të lindë nevoja.

FOTO/ Ende s’u ka ardhur radha, civilë rusë në moshë

Por shumica e pjesëmarrësve dukeshin të sikletosur ndërsa mësonin sesi të përdornin kallashnikovët apo armë të tjera. Pjesëmarrësit thanë se do të ishin të përgatitur për të mbrojtur vendin e tyre nëse do të ishte e nevojshme dhe një instruktor i tha Reuters se shumë thanë se ndiheshin “më të mbrojtur” pas stërvitjes.

Një banore e Rostovit që ndoqi seancën stërvitore, Anna, tha: “Nuk kam burrë. Unë jetoj me mamin dhe djalin, kështu që nëse ndodh diçka, dua të jem gati të mbroj familjen time.” 

Kujotjme se Presidenti rus, Vladimir Putin, të mërkurën, më 21 shtator, urdhëroi mobilizimin e parë ushtarak të Rusisë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Ky njoftim u bë pasi forcat ruse janë përballur me ngecje të mëdha në fushëbetejën në Ukrainë dhe urdhri i Putinit po shihet si përpjekje për të kthyer momentumin në anën e Moskës, në atë që Putini e ka cilësuar si përplasje midis Lindjes dhe Perëndimit.

Mobilizimi, tash për tash, thuhet se është i pjesshëm, dhe thërret 300.000 rezervistë rusë që t’i bashkohen luftës. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes të Rusisë – shtetit me sipërfaqen më të madhe në botë – një mobilizim i plotë ushtarak do të nënkuptonte përfshirjen e forcës rezervë prej 25 milionë personash.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *