(FOTO) Katet pa leje, Kulla e Kastratit shihet edhe nga orbita

Jil
Jil
2 Min Read

“European Space Imaging”, një agjenci me bazë në Mynih dhe që shet të drejtat e përdorimit të imazheve satelitore ka publikuar në LinkedIn një fotografi të Tiranës nga lart.

Cilësia e lartë e fotos, por edhe përmasat e shumëkatëshit të Shefqet Kastratit te ish 7 Xhuxhat bën që kjo godinë të shihet qartë edhe nga orbita.

Disa kate të godinës janë të ngritura pa leje. Numri i tyre, sipas një deklarate të deputetit të PD-së, Gazment Bardhi është pesë. Ai akuzon se Kastrati ka ndërtuar pa leje nën hundën e të gjitha institucioneve.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

“Kjo është drejtësi më e vjetruar se drejtësia e vjetër, kjo nuk është drejtësia që siguron barazi para ligjit. A mund të më thoni pse është i ndryshe ndërtuesi i këtij gradacelë. Nuk ndajnë pjesë e oborrit të kryeministrisë, nuk ndajnë para, nuk kanë mbrojtjen e kryeministrit.

Nëse je pjesë e oborrit, nëse ke mbrojtjen e tij, drejtësia e re ul kokën mbyll sytë dhe nuk shikon Nëse je pjesë e oborrit të kryeministrit mund të ndërtosh jo një mur, por 5 kate në mes të Tiranës me vlerë 30 mln euro dhe të gjitha institucionet ulin kokën”, deklaroi ai në Kuvend më 14 korrik.

Agjencia nuk merret me shumëkatëshin e Kastratit, por thotë në përshkrimin që shoqëron imazhin se Tirana po shndërrohet me shpejtësi në një destinacion për turistët e huaj, duke deklaruar se 5.7 mln turistë e vizituan përgjatë 2021.

“Qyteti njihet për godinat shumëngjyrëshe dhe historinë interesante. Vizitoni Sheshin Skënderbej, relaksohuni në Parkun e Liqenit Artificial dhe shijoni shumëllojshmërinë e ushqimeve dhe pijeve”, shkruan agjencia.

Në të njëjtin përshkrim bëhet edhe një historik i shkurtër edhe i Piramidës..…jetoilumtu.al/

 

 

burimi lajmifundit.al/

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *