(Foto) Kënduan për Edi Ramën,Bashkia Sarandë i shpërblen me 23 milion lekë

Jil
Jil
4 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Grupi “Zëri i Bilbilit” është paguar nga Bashkia Sarandë për “Shpenzime për aktivitete sociale për personelin” në vlerën e 23 milionë e 322 mijë lekë të vjetra, pagesa të kryera në 29 korrik 2022 në vlerën e 1 milion e 272 mijë lekë dhe në 1 shtator 2022 në vlerën e 22 milionë e 50 mijë lekë të vjetra.

(Foto) Kënduan për Edi Ramën,Bashkia Sarandë i

Bashkia e Sarandë reagon pas zërave se shpërbleu me 23 milion lekë Grupi i quajtur “Zëri i Bilbilit” është paguar me 23 milionë e 322 mijë lekë të vjetra nga ana e Bashkisë Sarandë. Pagesat tashmë janë publike dhe kanë si motivacion kategorizimin “Shpenzime për aktivitete sociale për personelin”, kur i njëjtë grup polifonik i kushtoi një këngë kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku, me rastin e inagurimit të Tunelit të Kardhiqit më 2 korrik 2022.

(Foto) Kënduan për Edi Ramën,Bashkia Sarandë i

Por çfarë thotë Bashkia e Sarandës? Në reagim, bashkia thotë se paratë nuk i janë dhënë drejtpërdrejt grupit ‘Zëri i Bilbilit’ për këngën e kënduar për inaugurimin e tunelit të Skarficës pjesë e rrugës së re Kardhiq-Delvinë, por për një projekt të paraqitur nga shoqata me NIPT K83918992V. Projekti “Saranda në festë” dhe ”Ksamili në festë”, u miratua nga Këshilli Artistik i Bashkisë Sarandë, duke e shtrirë kalendarin e eventeve për shumë ditë radhazi. Sipas Bashkisë Sarandë, pjesëmarrës në këto evente, përveç grupit që përfaqëson Shoqatën “Zëri i Bilbilit”, në kuadër të këtij projekti, ishin edhe grupe artistike e këngëtarë nga Bashki simotra, si dhe grupe artistike me emër në të gjithë vendin. Bashkia shton se aktivitetet e dhëna nga kjo shoqatë janë të publikuara edhe në faqen zyrtare e rrjete sociale të Bashkisë Sarandë, si edhe në mediat vendore e kombëtare dhe nuk kanë lidhje me pjesëmarrjen e Shoqatës “Zëri i Bilbilit” në aktivitetin politik të organizuar me rastin e hapjes së Tunelit të Skërficës.

Reagimi zyrtar:

Lidhur me publikimin e bërë në rrjete sociale mbi shpërblimin e Shoqatës Kulturore “Zëri i Bilbilit” për aktivitetet e organizuara prej saj në periudhën e sezonit veror 2022, sqarojmë se: Pas paraqitjes nga Shoqata e mësipërme, me NIPT K83918992V, të projektit “Saranda në festë” dhe ”Ksamili në festë”, u miratua nga Këshilli Artistik i Bashkisë Sarandë, duke e shtrirë kalendarin e eventeve për shumë ditë radhazi. Pjesëmarrës në këto evente, përveç grupit që përfaqëson Shoqatën “Zëri i Bilbilit”, në kuadër të këtij projekti, ishin edhe grupe artistike e këngëtarë nga Bashki simotra, si dhe grupe artistike me emër në të gjithë vendin.

Ky projekt i paraqitur e i miratuar nga Këshilli Artistik i Bashkisë Sarandë duke patur dhe mbështetjen e saj, është jetësuar në skenën qendrore të instaluar në shetitoren e qytetit të Sarandës, si dhe në Njësinë Administrative Ksamil, duke dhënë impakt të rëndësishëm për banorët dhe pushuesit e shumtë, që i ndoqën këto koncerte gjatë sezonit turistik. Theksojmë se eventet e projektit “Saranda në festë” dhe “Ksamili në festë”, janë të publikuara edhe në faqen zyrtare e rrjete sociale të Bashkisë Sarandë, si edhe në mediat vendore e kombëtare. Ato nuk kanë asnjë lidhje me pjesëmarrjen e Shoqatës “Zëri i Bilbilit” në aktivitetin politik të organizuar me rastin e hapjes së Tunelit të Skërficës, siç interpretohet në publikimin e bërë në mediat sociale

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *