Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar kët
Vajza që shihni në foto është 26-vjeçarja Silva Gjergji nga Rubiku, e cila humbi jetën në aksidentin tragjik të regjistruar në orët e para të mëngjesit në autostradën Durrës-Tiranë.
Ajo nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të rënda të marra pas përplasjes së fortë të makinës tip “Ford” me barrierat e rrugës.
Bashkë me të ndërroi jetë dhe një vajzë tjetër, ende e paidentifikuar, teksa mbeti i plagosur drejtuesi i mjetit Arbër Tivari, 26 vjeç, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës
Makina me të cilin të rinjtë po udhëtonin drejt Tiranës është përplasur me bordurën dhe është shkatërruar totalisht.
Dyshohet se shkaku i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë, por nuk përjashtohet as ndonjë rrethanë e pazakontë në rrugë që e ka detyruar shoferin të devijojë dhe të humbasë kontrollin mbi drejtimin e mjetit.