
Dy të rinjtë që u përfshinë në një sherr në një lokal në Sarandë mbrëmjen e të premtes, Besmir Uka, person me precedentë të shumtë penalë, përfundoi në spital me plagë thike në bark.
Ndërkohë mësohet se autori është identifikuar si Ermir Shabanaj.
Ngjarja ndodhi para një lokali të sapo hapur në qytetin bregdetar dhe gjatë konflikti Shabanaj goditi me thikë, 35-vjeçarin Besmir Ukën. Ai përfundoi në spital ku dhe iu nënshtrua një operacioni.
Merr lajme ekskluzive në Viber
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Në foto: Personi në kërkim, Ermir Shabanaj
Policia është vënë në kërkim të tij, por ende nuk ka arritur ta arrestoi. Shabanaj u ndalua në qershor të këtij viti, në Tiranë nga policia pasi ai lëvizte me thikë në makinë.
Njoftimi i policisë:
Në lagjen nr.3, Sarandë, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E. Sh., 37 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin B. U., 35 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit E. Sh., dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.