FOTO-LAJM/ Shkatërrohen gjatë natës stolat përreth liqenit të Belshit

Jil
Jil
1 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Belshi është kthyer në një atraksion turistik gjatë viteve të fundit pas investimeve të bëra në përmirësimin e infrastrukturës si edhe qendrës së qytezës.

Gjatë ditëve të javës, por më së shumti në fundjavë, mijëra qytetarë shkojnë në Belsh dhe fshatrat përreth për të kaluar disa orë të këndshmë në natyrën e bukur si edhe shërbimin e përmirësuar ndjeshëm të bizneseve të zonës.

Mirëpo, dy ditë më parë, banorët e Belshit janë përballur me një suprizë të pakëndeshme.

Stolat e vendosur përreth liqenit janë gjetur të shkatërruar dhe duket se bëhet fjalë për një veprim të qëllimshëm nga persona dashakeq.

FOTO-LAJM/ Shkatërrohen gjatë natës stolat përreth liqenit
FOTO-LAJM/ Shkatërrohen gjatë natës stolat përreth liqenit

Nuk dihet ende nëse autorët e kësaj vepre të shëmtuar janë nga zona apo vizitorë, por duket se dëmi i shkaktuar është i konsiderueshëm.

Ftohet policia të gjejë autorët e këtij shkatërrimi në Belsh me qëllim parandalimin edhe të veprave të tjera të ngjashme!

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *