JiL.al - Jeto i Lumtur

FOTO/ Lori Hoxha dhe Romeo Veshaj bashkë në dasmën e Arbër Hajdarit, rindizen spekulimet për një lidhje

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Romeo Veshaj dhe Lori Hoxha janë përfolur prej kohësh për një lidhje mes tyre por së fundmi këto spekulime janë “ndezur” sërish. Aktori i humorit dhe trashëgimtarja e Top Channel kanë marrë pjesë në dasmën e Arbër Hajdarit që u mbajt mbrëmjen e djeshme, ku janë parë mjaft të afërt.

Ndërkohë, nga ana tjetër, të pranishëm ishin dhe Bora Zemani dhë Donald Veshaj.

Lori Hoxha ka treguar vazhdimisht se ka një miqësi të ngushtë me partneren e Arbër Hajdarit, Vlerën. Trashëgimtarja e Top Channel ishte dhe një ndër të ftuarat në dasmën e vajzës së një ndër biznesmenëve më të fuqishëm në Kosovë.

Lori ka ndarë disa foto në Instagramin e saj nga dasma mbrëmjen e djsheme në Pejë. Ajo ka zgjedhur një fustan të shkurtër të zi, por detajet janë ato që bëjnë diferencën. Lori mban të veshura edhe doreza të zeza me gurë që e bëjnë si gjithmonë të veçantë pamjen e saj.

Ndërkohë mbrëmjen e sotme priten krushqit nga Kosova në dasmën që do të mbahet në Tiranë nga Arbër Hajdari.

FOTO/ Lori Hoxha dhe Romeo Veshaj bashkë në dasmën e Arbër
Scroll to Top