Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Nje efektiv policie eshte akidentuar rende mbremjen e sotme.
Drejtuesja e automjetit që aksidentoi punonjësin e Policisë Rrugore në tunelin panoramik të Elbasanit është arrestuar në flagrancë.
Polici i rrugores i cili ndodhet në gjendje të rëndë kishte shkuar në vendin e ngjarjes për një tjetër aksident teksa është përplasur nga 51-vjeçarja sapo ka dalë nga automjeti.
Elbasan
Aksidentoi me pasoja të rënda për jetën punonjësin e Policisë Rrugore, i cili ishte në krye të detyrës, arrestohet në flagrancë drejtuesja e automjetit.
Më datë 27.09.2022, rreth orës 19:15, në aksin rrugor Elbasan-Tiranë, në fshatin Gracen, automjeti tip “Lancia”, me drejtuese shtetasen S. V., 51 vjeçe, banuese në Tiranë, ka përplasur punonjësin e Policisë të qarkullimit rrugor të DVP Elbasan, shtetasin F. B., 53 vjeç, i cili është transportuar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Punonjësi i Policisë ishte në krye të detyrës, pasi kishte shkuar për të trajtuar një aksident të ndodhur më parë, daljen e një automjeti nga rruga, në këtë aks.
Drejtuesja e automjetit, shtetasja S. V., është arrestuar në flagrancë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.\
Burimi
https://lajmifundit.al/category/aktualitet