FOTO/ Mbeti i plagosur pranë dyqanit të tij në autostradën Laç-Lezhë, ky është 60-vjeçari Besim Zeneli

Jil
Jil
1 Min Read

Ky është 60-vjeçari Besim Zeneli, i cili mbeti i plagosur orët e para të mëngjesit të sotëm teksa po punonte në dyqanin e tij në autostradën Laç-Lezhë.

FOTO/ Mbeti i plagosur pranë dyqanit të tij në autostradën

Ngjarja ka ndodhur pranë dyqanit të fruta-perimeve, ku Besim Zeneli punonte në autostradë, ndërsa ende nuk ka informacion të plotë mbi shkaqet e ngjarjes.

Rreth orës 00:25, gjatë kohës që shtetasi Besim Zeneli 60 vjeç, banues në fshatin Shullaz, Kurbin, ka qenë në biznesin e tij (dyqan fruta-perimesh) që ndodhet në anë të rrugës, në autostradën Laç – Lezhë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij.

Për pasojë, shtetasi Besim Zeneli  ka marrë plagë në trup dhe ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë, nën kujdesin mjekësor.

Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, duke https://www.jetoilumtur.al/wp-content/uploads/2010/08/triforce-wallpaper.jpgistruar çdo provë dhe vlerësuar çdo informacion, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar 3 persona, mes tyre dhe autorin e dyshuar të ngjarjes dhe po kryejnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes dhe arrestimin e autorëve të dyshuar.

Për momentin nuk bëjmë me dije identitetin e personave të shoqëruar, për shkak të vijimit të hetimeve dhe ruajtjes së sekretit hetimor.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *