Historitë e krimeve të tmerrshëm të vrasësve serialë janë të shumta në botë, por një rast i tillë ishte i padëgjuar.
Një 21-vjeçar nga India, i quajtur Amarjeet Sada besohet të ketë vrarë tre persona, duke përfshirë dy anëtarë të familjes, në kohën kur ai ishte vetëm 8 vjeç.
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Krimet e tij të tmerrshme mendohet se kanë ndodhur midis viteve 2006 dhe 2007, ndërsa ai është cilësuar si vrasësi seria më i ri në botë.
Në vitin 2006 Sada vrau kushëririn e tij 6-vjeçar dhe mendohet se ai vrau edhe motrën e tij të vogël, e cila ishte vetëm 8 muajshe kur ajo u vra.
Sipas xhaxhait të Sadës, disa nga familja e tij supozohej se dinin për dy vrasjet e para, por ato u lanë të paraportuara sepse ishin “çështje familjare”.
Viktima e tij e fundit, dhe që besohet të jetë më e vogla, ishte një vajzë gjashtë muajshe e quajtur Kushboo, e cila jetonte në lagje.
Nëna e foshnjës i tha policisë lokale se ajo kishte lënë Kushboo duke fjetur vetëm në një shkollë fillore, por kur ajo u kthye, fëmija i saj ishte zhdukur.
U nis një kërkim për të gjetur Kushboo-n, por disa orë më vonë Sada pranoi lirisht në polici se ai e mori Kushboo-n, e goditi me tulla dhe e mbyti për vdekje. Sada u arrestua nga policia ku thuhet se nuk u pendua.
Në kohën e kapjes së tij, një psikolog e quajti atë një “sadist që merr kënaqësi nga shkaktimi i lëndimeve”, raporton The Sun.
Sipas ligjit indian, një fëmijë nuk mund të burgoset ose të dënohet me vdekje, kështu që Sada mendohej se ishte mbajtur në një shtëpi fëmijësh.
Ai mësohet se është liruar nga shtëpia, në qytetin Munger në Bihar, në vitin 2016 dhe vendndodhja e tij aktuale nuk dihet.…jetoilumtu.al/
burimi lajmifundit.al/